Policia Kufitare e Sarandës sekuestroi lëndën narkotike e cila ishte e depozituar në tetë canta të mëdha shpine me ngjyrë të zezë. Trafikantët janë dy të rinj sarandiotë me emrat Redi.T dhe Sulo. M përkatësisht 20 dhe 25 vjec.
Personat që tashmë janë shpallur në kërkim policor ishin të pajisur me armë zjarri dhe në momentin e kapjes nga Policia Kufitare të sasisë së marijuanës, ata kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të kufitarëve shqiptarë në shenjë hakmarrjeje duke u larguar në thellësi të territorit grek.
Policia Kufitare e Sarandës ka vënë në dijeni Policinë Kufitare greke të cilat kanë nisur një aksion të përbashkët për gjetjen dhe arrestimin e trafikantëve. Kontrolli po përqëndrohet në malin e Cifligut dhe në Kepin e Stillos për të kapur autorët e trafikut të mariuanës. Droga është marrë nga Lazarati një ditë më parë kundrejt 250 mijë eurove. (p.n./ r.d/shqiptarja.com)