Sarandë, kapen 450 kg drogë
u braktisën nga poseiduesit

Sarandë, kapen 450 kg drogë<br />u braktisën nga poseiduesit
SARANDE- Një sasi prej 450 kg kanabis janë sekuestruar nga policia e Sarandës ndërsa janë shpallur në kërkim poseduesit e saj.

Aksioni është ndërmarrë në aksin rrugor Lukovë-Sarandë nga policia kufitare dhe forcat “Delta”. Përveç drogës policia sekuestroi edhe një kallashnikov.
Kur kanë parë se janë në ndjekje nga policia poseduesit e drogës kanë braktisur dy makinat në të cilat ishte vendosur edhe sasia e drogës dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Lënda narkotike dhe automjetet janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale ndërkohë që po punohet për kapjen e autorëve, personave të tjerë të implikuar në trafik,origjinën e lëndës narkotike si dhe destinacionin përfundimtar të saj.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin