Policia e Sarandës ka sekuestruar 15 kallëpe tritol me peshë 400 gramë secili, gjithsej 6 kilogramë. Tritoli u gjet i fshehur në një thes mes disa shkëmbinjve dhe shkurreve në kodrën mbi lagjen ''Baba Rexhepi'' Sarandë. Lënda shpërthyese u gjet pas kontrollit të imtësishëm të zonës të kryer nga policia.
/Shqiptarja.com
Kontrolli u krye pas informacioneve të marra nga policia në bashkëpunim me Agjencitë e tjera Ligjzbatuese, për një sasi lëndë shpërthyese të fshehur në kodrën mbi lagjen ''Baba Rexhepi''.
Policia në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencitë e tjera Ligjzbatuese po punon lidhur me dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
[gallery]24474[/gallery]
d.c./shqiptarja.com




