Një shtetas grek është arrestuar në Igumenicë pasi iu gjetën 81 kilogramë marijuanë në furgon. Policia ka ndaluar në fillim furgonin, brenda të cilit janë gjetur në vende të improvizuara enkas, 15 pako me 81 kg marijuanë.
52-vjeçarit iu sekuestruan dhe 1250 euro dhe një celular. Policia greke ka përforcuar shërbimet në kufirin greko-shqiptar të Igumenicës, duke bashkëpunuar edhe me anti-drogën e Selanikut dhe atë të Athinës. Akoma nuk dihen detaje të tjera në lidhje me drogën e sekuestruar dhe destinacioninin përfundimtar.