Sarandë, konflikti për pronën
dhëndri vret me levë vjehrrin

Sarandë, konflikti për pronën<br />dhëndri vret me levë vjehrrin
SARANDË - Një tjetër ngjarje e rëndë që ka për motiv pronat ka bërë që krimi brenda familjes të rikthehet sërisht. Këtë herë konflikti për sipërfaqen e tokës ka ndodhur në fshatin Karahaxh të Delvinës. Dhëndri 62-vjeçar ka goditur për vdekje vjehrrin e tij 91-vjeçar, Jani Koka dhe ka plagosur në gjendje të rëndë vjehrrën 83-vjeçare. Sipas policisë 91-vjeçari është vrarë me mjete të forta nga dhëndri i tij, ndërkohë që bashkëshortja e të moshuarit ka mbetur e plagosur.

Sherri ka nisur për një sipërfaqe toke bujqësore mes 91-vjeçarit dhe vajzës e dhëndrit. Por debati ka degjeneruar në sharje e fyerje, derisa në gjaknxehtësi e sipër dhëndri Kristo Gjino, 62-vjeç ka qëlluar vjehrrin e tij me një levë, duke i shkaktuar plagë të rënda. E plagosur ka mbetur edhe vjehrra e Gjinos Lefteri Koka, 83-vjeçe, pasi është goditur nga ky i fundit me mjete të forta, ndërsa ka parë skenën dhe është përpjekur që të ndalojë përleshjen.

Sipas policisë 91-vjeçari ka ndërruar jetë disa minuta më vonë në spitalin e Sarandës. Po nga burimet policore mësohet se 91-vjeçari ka vdekur në vend, pasi ka pësuar hemoragji në pjesën e majtë të kokës. Ndërsa bashkëshortja e tij gjendet në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës. Policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes 62-vjeçarin Kristo Gjinon.

Mësohet se sherret mes palëve vijonin prej vitesh për sipërfaqen e tokës bujqësore. Ndërsa një ngjarje tjetër e rëndë për shkak të pronës ndodhi një javë më parë në fshatin Vukatanë të Shkodrës, ku një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën, krim ky i kryer brenda pjesëtarëve të të njëjtit fis, i cili gjithashtu ka patur si shkak motivin e pronësisë.

Lajmi u përditësua

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (prin) 1707.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

‘Portat e Ferrit’ të Turkmenistanit, një mister që po mahnit vizitorët e Azisë Qendrore

‘Portat e Ferrit’ të Turkmenistanit, një mister që po mahnit vizitorët e Azisë Qendrore