Sarandë/ Mbollën kanabis në fshatin Vrinë, 4 të arrestuar! Mes tyre organizatori e financuesi, i njohur si 'Papi', në 2015 iu gjetën 10 mijë rrënjë në magazinë

Goditet një grup i kultivimit të lëndëve narkotike në Saran që vijonte aktivitetin prej vitesh. 4 të arrestuar, një tjetër është shpallur në kërkim pasi kishin kultivuar 200 rrënjë kanabisi në fshatin Vrinë të bashkisë Konispol. Është arrestuar organizatori e financuesi, Dashnor Alushaj, i njohur si Papi si dhe Gramoz Breshanaj, Esmeraldo Alushaj, Ermir Indrisllari.

Dashnor Alushaj 62 vjeç vjeç dhe Ermir Indrisllari 30 vjeç janë dënuar edhe më parë për kultivim kanabisi. Në 2015, 62 vjeçari bashkë me disa të tjerë është arrestuar për 10 mijë rrënjë kanabisi. 

Dashnor Alushi dhe djali i tij Eldion Alushaj, ranë në pranga si pronarë të magazinës ku është gjetur lënda narkotike në 2015 që dyshohej se drejtonin së bashku këtë veprimtari kriminale e cila ka vijuar edhe në ditën e sotme. 

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Five”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me DVP Vlorë. Vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, 2 prej tyre me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve. Në vijim të kontrolleve të pandërprera në të gjithë qarkun Vlorë, në zbatim të planit të masave për parandalimin evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një hetimi njëmujor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Vlorë, u finalizua operacioni policor i koduar “Five”, në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:  

-Dashnor Alushaj (i njohur me ermin Papi), 62 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale  “Kultivimi i bimëve narkotike“; 

-Gramoz Breshanaj, 34 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë;

-Ermir Indrisllari, 30 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale  “Kultivimi i bimëve narkotike“;

-Esmeraldo Alushaj, 19 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. A., 30 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë. Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në territorin e fshatit Vrinë, bashkia Konispol, Sarandë, kanë kultivuar bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie gjatë operacionit policor. Gjithashtu, nga tërësia e veprimeve procedurale dhe provat materiale të sekuestruara dyshohet se shtetasi Dashnor Alushaj është organizatori dhe financuesi i kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

VIDEO/ Sasia e madhe e konfiskuar disa prej te arrestuarve të sotëm më 2015

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja