Një 50 – vjeçar është arrestuar gjatë ditës së sotme në Sarandë, pasi ka kundërshtuar në me armë forcat e policisë.
Në pranga ka rënë Timoleon Babi, banues në qytetin e Sarandës.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 50- vjeçari kishte pushtuar një sipërfaqe toke të konsiderueshme pranë hotelit të tij në mënyrë të paligjshme. Ka qenë policia bashkiake e cila ka shkuar pranë hotelit të 50- vjeçarit për ta verifikuar rastin dhe më pas ka kërkuar ndërhyrjen e uniformave blu.
Ku efektivët e policisë së qytetit bregdetarë janë afruar për të verifikuar telefonatën e për të marrë kontakt me Timoleon Babi, ky i fundit ka qëlluar me armë dhe është larguar.
Disa minuta më vonë ai është arrestuar, ndërsa arma me të cilën qëlloi drejtë policisë ende nuk është gjetur.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga 50- vjeçarit i është gjetur edhe një sasi kanabis prej 13 gramësh.

Timoleon Babi
Njoftimi i policisë
Kundërshton me armë forcat e policisë dhe largohet, por arrestohet brënda pak minutash.
Arrestohet në flagrancë, për disa vepra penale shtetasi :
Timoleon Babi, 50 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 15.09.2017, ky shtetas pranë hotelit në pronësi të tij në lagjen ''Nr.1'' kishte pushtuar një sipërfaqe të konsiderueshme toke, në mënyrë të paligjshme dhe se ky shtetas po kundërshtonte policinë bashkiake e cila kishte shkuar për të verifikuar rastin.
Policia Bashkiake ka kërkuar ndihmën e policisë së rendit.
Kur efektivët e Komisariatit të Policisë Sarandë janë afruar për të verifikuar telefonatën dhe për të marrë kontakt me shtetasin e lartpërmendur, ai është larguar duke qëlluar me armë zjarri.
Nga reagimi në kohë i policisë është kapur e ndaluar, ku gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj tij i është gjendur një sasi lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë 13 gramë.
Ndërsa armën e zjarrit e kishte fshehur ku po punohet për gjetien e saj.
Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprat penale ''Pushtimi i tokës''.
''Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik'', ''Prishja e qetësisë publike'', ''Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit'', ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve'' të parashikuara nga nenet 200, 236, 274, 278 si dhe 283 të Kodit Penal.

Timoleon Babi
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com