Një zjarr ka përfshirë një shtyllë elektrike në qytetin e Sarandës.

Shkak mendohet se janë lidhjet e ngatërruar të cilat qëndrojnë në ajër si një rrjet merimange. Dyshohet se kablli është përfshirë nga flakët  edhe për shkak të mbingarkesës.

Si pasojë e zjarrit të rënë një zonë në lagjen 2 në qendër të qytetit ka mbetur pa energji.

Probleme të tilla ndodhin pikërisht në kohën kur qyteti bregdetar ndodhet në kulmin e sezonit turistik, kur është pushtuar nga pushues të huaj dhe shqiptarë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com