Një nga rrugët kryesore e qytetit të Sarandës, “Rruga e Flamurit” ka filluar rikonstruksionin në tetor të vitit të kaluar, por sot pas katër muajsh kjo rrugë vetëm sa është hapur dhe askush nuk punon për ta përfunduar atë.
Ndërkohë që ky qytet është më i frekuentuari nga turistët e huaj, pamja që të ofron ai lë shumë për të dëshiruar.
Pritet që më datë 18 shkurt të arrijë edhe kroçera e parë në këtë qytet dhe pas kësaj date kjo do të jetë e vazhdueshme.
Arsyetimi i bashkisë për ndërprerjen e punimeve në “Rrugën e Flamurit” është se janë gjetur disa gjetje arkeologjike dhe është pritur mendimi i specialistëve.
“Kjo kohë pushimi ka qenë e kushtëzuar nga gjetjet arkeologjike që dolën në “Rrugën e Flamurit” të cilat ne i presupozuam sikur ishin gjetje të gjetura edhe më përpara. Në momentin që dolën gjetjet arkeologjike ne ishin të detyruar të ndërprisnim punën, të vinim në dijeni të gjitha organet kompetente, erdhën e panë dhe thanë që ju nuk do të punoni deri sa të marrim masa për restaurimin e këtij objekti. Javën që kaloi Ministria e Kulturës i kaloi të gjitha modalitetet dhe dha lejen. Janë të gjitha mundësitë që nesër të rifillojë puna ndonëse ne u vonuam pak në kohë jam i bindur që do e kompensojnë”, u shpreh Pëllumb Halimi.
Sa i përket pritjes se turistëve dhe pamjes së qytetit, shefi i shërbimeve në Bashkinë e Sarandës thotë që kjo tregon se është një shije pune që ofron ky qytet.
[gallery]20862[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO