Sarandë, ngacmimi seksual, Basha:
Medalja e turpit i shkon Ramës

Sarandë, ngacmimi seksual, Basha:<br />Medalja e turpit i shkon Ramës
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka reaguar sot për herë të parë mbi skandalin seksual që përfshiu këshilltarin e Deputetit Kokëdhima, Agron Cane. Sipas Bashës, “medalja e turpit” për rastin e Canës “i shkon e gjitha Edi Ramës për sistemin qe ka ngritur”.
 
Në një postim të bërë në rrjetin social “Facebook”, Basha gjithashtu akuzon kryeministrin Rama se pajtohet me ngjarjen pasi, sipas tij, akoma nuk është prononcuar për të mbajtur distancë nga akti i Agron Canës. Gjithashtu Basha, atë që quan si masë e madhe abuzuesish të paskrupuj, e cilësoi si alterego të Edi Ramës.
 
Më poshtë postimi në “Facebook” i Kryetarit të PD Basha
 
“Medalja e turpit i shkon e gjitha Edi Ramës për sistemin qe ka ngritur. Skandali i kërkimit të favorit seksual me një të mitur në këmbim të një vendi pune, ka ndodhur në zyrën e Partisë Socialiste. Në zyrën e pushtetit që funksionin nën frymën e oligarkisë. Medalja e turpit i shkon e gjitha Edi Ramës, i cili vazhdon të pajtohet me ngjarjen që ka tronditur dhe zemëruar mbarë shoqërinë, ndërsa ai nuk gjen asnjë sekondë kohë të distancohet. Po si mund të distancohet ai nga një masë e madhe abuzuesish të paskrupullt që janë në fakt alterego e tij”, shkruan Basha.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin