Sarandë, pazaret për drogën
e Lazaratit, daja vritet për nipin

Sarandë, pazaret për drogën <br />e Lazaratit, daja vritet për nipin
SARANDE - Prishja e pazareve për drogën, ka çuar në vrasjen e një 45 vjeçari në fshatin Gjashtë të Sarandës dhe plagosjen e dy të tjerëve rreth orës 15:45 të ditës së sotme.

Nga të dhënat, mësohet se ka humbur jetën 45 vjeçari Ardian Beqiri, ndërsa të plagosurit janë shtetasit Ferdinand Xhoro, 32 vjeç dhe Orest Ziflaj, 21 vjeç. Ndërkaq, autori i krimit dyshohet se është nga Delvina mbi 20 vjeç, ndërsa është larguar në drejtim të paditur.

Detajet lidhur me këtë ngjarje flasin për vrasje të ndodhur pas një konflikti mes autorit dhe nipit të viktimës për çështje të prishjes së pazareve të drogës. Dëshmitarë në vendngjarje, konfirmojnë për A1 Report, se nipi i viktimës, është konfliktuar me agresorin për çështje të prishjes së pazareve për ngarkesat me marijaunë të ardhura nga Lazarati në drejtim të Delvinës e më tej në Greqi përmes rrugëve detare dhe tokësore.

Pasi është zënë me nipin e 45 vjeçarit, autori ka marrë automatikun dhe ka hyrë në një lokal (në pronësi të viktimës), teksa ka shtënë me armë në drejtim të tavolinës ku ndodhej personi me të cilin ishte konfliktuar, daja i tij dhe dy persona të tjerë. Mësohet se viktima është bërë mburojë për nipin e tij, i cili nuk ka pësuar asnjë lëndim gjatë aktit të vrasjes.

Nga jashtë derës së lokalit, autori ka qëlluar në drejtim të një tavolinës së tyre, plumbat kanë rënë mbi Ardian Beqirin, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa dy të lënduarit janë përcjellë në spitalin e Sarandës për t’iu nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Agresori pasi ka qëlluar, është larguar menjëherë me një automjet me targa italiane, në drejtimin e poshtëm të fshatit Gjashtë dhe askush nga dëshmitarët në vendngjarje, nuk ka dhënë detaje për identifikimin e tij.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe është vënë në ndjekje të autorit, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur për arsye hetimi.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Zhupa: Vrasjen paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë

Zhupa: Vrasjen paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë