Sarandë, pazaret për drogën
e Lazaratit, u vra për vëllain

Sarandë, pazaret për drogën <br />e Lazaratit, u vra për vëllain
SARANDE - Zbulohen fakte të reja për vrasjen e ndodhur një ditë më parë në fshatin Gjashtë, pranë qytetit të Sarandës. Viktima 45 vjeçar, Ardian Beqiri, është vrarë për shkak të pazareve të prishura të drogës për llogari të vëllait të tij.

Vrasja ndodhi pranë shtëpisë brenda lokalit të viktimës. Burime nga grupi hetimor në Policinë e Sarandës, konfirmojnë për A1 Report, se 45 vjeçari Ardian Beqiri, ishte konfliktuar tre ditë më parë në Delvinë me dy persona, të cilët kishin prishur pazaret e trafikut të marijuanës nga Lazarati për në Delvinë e mandej drejt Greqisë, me vëllain e viktimës.

Bledi. S nga Delvina, 27 vjeç pasi nuk arriti që të bashkëpunonte me viktimën dhe vëllain e tij, sulmoi me armë në fshatin Gjashtë. Sipas dëshmive të banorëve 27 vjeçari në momentin e atentatit ndodhej në një automjet me targa italiane dhe shoqërohej edhe nga dy automjete të tjera që e prisnin në distancë. Menjëherë, pasi ka qëlluar në drejtim të Ardian Beqirit, 27 vjeçari, është larguar menjëherë në drejtimin jugor të fshatit Gjashtë. Sipas burimeve policore viktima 45 vjeçar rezultonte në listën e elementëve problematikë për Policinë e Sarandës.

Një vit më parë, ai doli nga burgu, pasi ishte dënuar me dy vjet heqje lirie nga gjyqësori i Sarandës, për trafik të qenieve njerëzore, ndërkohë që disa vjet të shkuara, ai kishte vuajtur tre vjet burg në Greqi, për trafik të lëndëve narkotike. Tre vjet më parë, ishte kapur në Pikën Kufitare të Qafë Botës me disa shtetas shqiptarë, të cilët tentonte t’i kalonte përmes kufirit të gjelbër pa pasur dokumente. Pas kësaj, viktima 45 vjeçar, punonte si shofer në një linjë autobusi ndërurban dhe ishte pronar i lokalit në fshatin Gjashtë, aty ku ndodhi krimi një ditë më parë.

Policia ndërkohë, është vënë në kërkim të autorit të vrasjes, i cili mendohet se fshihet në Delvinë ose është arratisur drejt Greqisë, për t’i shpëtuar arrestimit apo dhe hakmarrjes nga familjarët e Ardian Beqirit.

(pi.na/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia