SARANDË - Mes lotësh e dhimbjeje janë përcjellë për në banesën e fundit, 5 viktimat e aksidentit të ndodhur pasditen e së shtunës në Urën e Bogazit në aksin Konispol - Livadhja.
Taip Madani, vëllezërit Fejzo e Krenar Sulo si dhe babë e bir Petro e Kristaq Meçi, janë varrosur në vendlindjet e tyre, përkatësisht në fshatrat Shalës, Ninat e Dërmish në orare të ndryshme.
Qindra persona kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore të valltarit të famshëm të valles së Osman Takës, 67-vjeçarit Taip Madani. Për të nderuar Madanin kanë ardhur në Shalës edhe deputetët e PDIU, Dashamir Tahiri e Tahir Muhedini si dhe përfaqësues të tjerë të shoqatës patriotike “Çamëria”.
POLICIA: VALLTARI PO LËVIZTE NË KAH TË KUNDËR
Ekspertët rugorë kanë dalë në një konkluzion paraprak në lidhje me aksidentin e së shtunës në “Urën e Bogazit” në Sarandë, ku mbetën të vdekur 5 persona.
Sipas policisë, mjeti tip “Renault” me targë AA 875 BG me drejtues 67-vjeçarin Taip Madani, në momentin e aksidentit ka qenë duke lëvizuar në korsinë e gabuar. Ndërkohë faktor plotësues ka qenë edhe fakti që drejtuesit e dy mjeteve dhe pasagjerët përkatës nuk kanë pasur të vendosur rrypin e sigurimit, çka i ka shkaktuar përplasjen e fortë të trupave me automjetin.
Ekspertët rrugorë kanë evidentuar në vendin e ngjarjes edhe mungesën e sinjalistikës përkatëse, konkretisht paralajmërimin e kthesës tek “Ura e Bogazit”.
Pas përplasjes së dy mjeteve “Renault” dhe “Alfa Romeo humbën jetën Taip Madani, Fejzo e Krenar Sulo si dhe Petro e Kristaq Meçi.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com