SARANDE- Një 15-vjeçare nga Saranda ka humbur jetën ditën e sotme pas vizitës tek dentisti, ku ka kryer kontrollin për telat në dhëmbë të cilët i kishte vendosur një javë më parë. Kristina Anagnosti nga Dërmishi, para se të kthehej në Janinë, ku edhe jetonte me familjen, ishte ndalur tek dentisti. Pas kësaj vizite, familja Anagnosti u nis për udhëtim, por 15-vjeçarja pësoi atak kardiak gjatë rrugës. Prindërit e saj nuk kanë mundur ta çojnë në kohë të spitalin e Sarandës, ku vajza mbërriti e pajetë.
Policia ndërkaq, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa pritet ekspertiza mjeko – ligjore për të përcaktuar shkaqet që çuan në humbjen e jetës 15-vjeçaren nga Saranda.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO