Sarandë, plagoset me sqepar Goro
i dënuar për trafik lëndësh narkotike

Sarandë, plagoset me sqepar Goro<br />i dënuar për trafik lëndësh narkotike
Një konflikt mes dy personave raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 43 vjeçar, i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike. Sipas policisë, i plagosur ka mbetur Artur Goro, i cili është goditur me mjete të forta, sqepar, nga Marko Alinani, i afërm i kryebashkiakut të Delvinës.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e konfliktit mes dy personave, ndërsa Alinani ka përfunduar në pranga të policisë. 

Nga ana tjetër, gjendja shëndetësore e Goros, raportohet e rëndë, pasi ai ka marrë plagë të rënda në kokë, dhe është transportuar drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar. 

Artur Goro, 43 vjeç, është arrestuar në mars të 2013, për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, si një nga kapot e e një prej dy grupeve kryesore të trafikut të drogës nga Lazarati drejt Greqisë dhe Italisë. Ndaj tij gjykata ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Ndërkohë policia e mbërritur në vendngjarje, po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të konfliktit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë