Një skaf me flamur bullgar është bllokuar nga policia këtë të hënë në brigjet e Sarandës.

Anija "Vjosa" e Rojës Bregdetare e Forcës Detare, gjatë patrullimit në zonën e Sarandës, ka konstatuar një mjet lundrues (skaf) me flamur bullgar, me tre persona në bord dhe pronar shqiptar. 

Mjeti lundrues u rimorkiua për në breg dhe iu dorëzua autoriteteve të Policisë Kufitare, për verifikime të mëtejshme. 

Ende nuk dihet itinerari lundrues i mjetit në fjalë bashkë me tre personat në bord. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com