TIRANE- Trafikimi i këshilltarëve bëhet prezent edhe në Këshillin Bashkiak të Sarandës. Tre këshilltarë socialistë, i janë bashkuar LSI, si pasojë e divergjencave që janë krijuar mes tyre dhe Partisë Socialiste.
Delfin Hajno, Hajri Goxhaj dhe Enkelejda Vasili, tashmë janë anëtarë të LSI në legjislativin vendor të Sarandës, duke e kthyer PS nga forcë elitare në këtë këshill, në minorancë duke u përfaqësuar vetëm me pesë këshilltarë nga 25 që ka Këshilli Bashkiak.
Prej kohësh, kishin lindur kontradikta mes tyre dhe kryebashkiakut Stefan Cipa i cili nga ana e tij, ka qenë kategorik në qëndrimin e tij përsa i përket politikave lokale zhvilluese të qytetit në konceptin e tij. Mirëpo ky qëndrim, është marrë si shenjë kokëfortësie nga ana e tre ish socialistëve që pas shumë paralajmërimeve, shndërruan në realitet, kalimin nga një forcë politike opozitare, në një qëndrim proqeveritar. Kjo lëvizje, ka prishur mjaft klimën e besimit në Këshillin Bashkiak të Sarandës. I pyetur për këtë lëvizje, kryetari i PS të Sarandës Feruz Basho, shprehet për A1 Report, se kalimi i këshilltarëve socialistë tek LSI, është vepër e joshjeve të Ilir Metës karshi tyre pas një takimi që kreu i LSI, ka zhvilluar me ta disa ditë më parë në Sarandë. Megjithatë sipas Bashos, të tre ish këshilltarët e majtë, duhet të dorëzonin mandatet pasi ato janë pronë e elektoratit socialist dhe nuk mund të trafikohen sipas qejfit. Këto lëvizje sipas Bashos, nuk e kanë dobësuar PS por përkundrazi e kanë forcuar pasi vetëm në muajin janar, janë rregjistruar 200 anëtarësime të reja.
/Shqiptarja.com