SARANDË - Porti i ri i Sarandës, ende nuk ka përfunduar sipas afateve të përcaktuara më parë nga qeveria shqiptare. Punimet e startuara me pompozitet në shtatorin e vitit 2011 nga ministri Sokol Olldashi, u thanë se do të përfundonin duke respektuar të gjitha afatet e parashikuara në bazë të projektit të mëparshëm pra në muajin tetor të vitit të kaluar. Por kjo mesa duket nuk ndodhi dhe alibia qëndron tërësisht në dështimin e realizimit të punimeve në të, nga firma greke "IONIOS", e cila i’a mbathi në Greqi në fund të vitit të kaluar, si pasojë e falimentit financiar. Kjo ndikoi në mosdorëzimin e veprës në afatin e caktuar.
Një firmë shqiptare, nënkontraktore e saj, ka marrë përsipër realizimin e mëtejshëm të punimeve deri në finalizim. Përfaqësues të kësaj firme, nuk kanë dashur të prononcohen për "TV A1 Report" për të mësuar diçka më tepër rreth ecurisë së punimeve në Portin e ri të jahteve në qytetin e Sarandës. Por jashtë kameras, ata pohojnë se punimet ecin me intensitet të madh për përfundimin e veprës në afatin e caktuar pra në muajin maj, fiks një muaj para zgjedhjeve politike. Madje përurimi do të kryhet nga kryeministri Berisha i cili mesa duket, nuk ka dhënë afate të tjera shtyrëse për dorëzimin e kësaj vepre me vlera financiare kolosale.
Vlera e përgjithshme e projektit, është gati 4 milion euro prej të cilave 20% janë fonde të siguruara nga qeveria shqiptare përmes një kredie me interest ë lartë nga Banka Botërore, ndërsa pjesa e ngelur po nga kjo bankë në formën e një huaje. Porti i jahteve në Sarandë në përfundim të tij, do të jetë më moderni në Shqipëri dhe nga më modernët në Mesdhe pasi projekti bazë, është i avancuar dhe punimet nënujore për ngritjen e bazës inerte, i përkasin një teknologjie të re.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com