Sarandë, sekuestrohen nga policia
150 kg kanabis, në kërkim autorët

SARANDE- Një automjet i braktisur me targa greke është ndaluar nga shërbimet e policisë kufitare të Sarandës në fshatin Mursi, në vendin e quajtur “katajeto”. Gjatë inspektimit të mjetit uniformat blu kanë zbuluar në mjet një sasi prej 150 kg “kanabis sativa” të vendosura në 5 çanta.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19 e 30 kur një automjeti tip “Seat Ibiza” me ngjyrë të zeze nuk i është përgjigjur urdhrit të policisë për ndalesë. Gjatë ndjekjes nga policia, drejtuesi i mjetit ka braktisur makinën në ecje duke u larguar nga vendngjarja përmes pyllit të zonës. Pas një kontrolli paraprak të dokumentacionit të automjetit policia konstatoi se letrat e makinës nuk rezultuan ne emër te askujt, ndaj dhe mendohet se mjeti i përdorur nga transportuesi i lëndës narkotike të jetë i vjedhur.

Automjeti ishte duke u drejtuar në drejtim të kufirit të piramidës 74, nga ku lënda narkotike do transportohej me kafshe ose njerëz në drejtim të Greqisë. Uniformat blu të Sarandës si dhe shërbimet e kufirit dhe rendit po krehin zonën për identifikimin dhe kapjen e autoreve.

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

SKEDA/ Vrau kamarierin për një rezervim, kush është Erjon Llapushi me precedent të mëparshëm penal, nga kanosje tek plagosja e rëndë me dashje

SKEDA/ Vrau kamarierin për një rezervim, kush është Erjon Llapushi me precedent të mëparshëm penal, nga kanosje tek plagosja e rëndë me dashje