Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në Sarandë. Policia ka arrestuar një 53-vjecar pasi gjatë një konflikti me pasagjerin e ka kafshuar në vesh. I arrestuari është Hajri Cako me profesion shofer, ndërsa ka kafshuar në vesh Apostol Sinanin, banues në Berat.
/Shqiptarja.com
Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në lagjen Nr.1 të Sarandë, ndërsa Apostol Sinani është dërguar për mjekim në spital, pasi Cako i ka këputur një pjesë të veshit.
“Më datë 10.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H. Ç, 53 vjeç, pasi dyshohet se në lagjen Nr.1 Sarandë, për motive të dobëta, i ka shkaktuar dëmtime në vesh shtetasit A.S., banues në Berat. Neni 88/1 Kodit Penal” thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
dy.b/shqiptarja.com










