Në mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 në lagjen nr.1 të Sarandës në një piceri ka shpërthyer bombola e gazit dhe për pasojë është djegur një pjesë e ambientit dhe disa pajisje.
 
Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
 
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikse të cilat kanë bërë shuarjen e zjarrit, duke ndaluar përhapjen e tij.
 
Në vendngjarje ka shkuar edhe policia dhe grupi hetimor dhe po kryejnë hetimet e nevojshme.
 
Informacion papraprak
Sarandë

Më datë 10.09.2017, rreth orës 20:00, në Sallën Operative Sarandë ka ardhur një telefonatë se në lagjen ''Nr.1'' , tek një piceri, aksidentalisht ka rënë një vatër zjarri.
 
Vatra e zjarrit është shkaktuar si pasojë e plasjes së një bombule gazi.
 
Si pasojë e zjarrit janë djegur disa sende dhe aparatura të lokalit.
 
Zjarri është shuar dhe nuk ka persona të lënduar apo të dëmtuar.
 
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po vazhdon procedurat hetimore.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com