Sarandë/ U godit për vdekje me shishe, 62-vjeçari dërgohet në Tiranë! Arrestohet autori, i shtohet dhe akuza! Viktima i kërkoi të ulte muzikën, pasi mbante zi për të bijën

SARANDË - Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjashtë të Sarandës ku mbeti i vrarë Gëzim Bizgjoni 62 vjeç pasi u rrah për vdekje nga 40-vjeçari Admir Ferik Beqiri, me të cilin banonte në të njëjtën banesë.

Viktima Gëzim Bizgjoni është dërguar në Tiranë tek instituti i mjekësisë ligjore për ekspertizë. Policia e Vlorës njoftoi sot se Komisariati i Sarandës dhe Prokuroria kanë arrestuar Beqirin me dy akuza; "vrasje me dashje" dhe "dhunë në familje".

Dëshmitarë të ngjarjes flasin se autori e goditur me shishe në fytyrë dhe më pas edhe me grushta dhe mjete rrethanore gjë që i ka shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.

Autori jetonte në shtëpinë e viktimës prej 1 viti së bashku edhe me një grua me të cilën bashkëjetonte. Kjo grua ka qenë edhe dëshmitare në ngjarje dhe pasi ka parë skenën është larguar nga shtëpia nga frika.

Shkak i konfliktit ka qenë se viktima i ka kërkuar autorit të ulte muzikën pasi atij vetëm 20 ditë më parë i kishte vdekur vajza e tij 29 vjeçe, nga një sëmundje e rëndë.

Beqiri do akuzohet edhe për "dhunë në familje", pasi dyshohet për keqtrajtimin e bashkëjetueses së tij, e cila është dëshmitare e krimit të ndodhur mbrëmë (6 tetor), kur u vra me shishe qelqi, grushte dhe shkelma 62-vjeçari Bizgjoni.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:03
Vrau shokun që e strehoi një vit në shtëpi në Sarandë, 40 vjeçari kishte dhunuar dhe bashkëjetuesen

1728243849_admirbeqiri.jpg

Admir Beqiri, i dyshuar dhe arrestuar për vrasjen

Policia e Vlorës njoftoi sot (7 tetor) se Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve të kryera për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjashtë të Sarandës, arrestoi të dyshuarin si autor Admir Ferik Beqiri, 40 vjeç.

Nga hetimet e deritanishme ai akuzohet se “për motive të dobëta, ka goditur me shishe qelqi shtetasin Gëzim Bizgjoni, 62 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve humbi jetën”.

Gjithashtu Beqiri sipas policisë vendore, “dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases E. K., banuese në fshatin Gjashtë”. Ndaj tij rëndojnë veprat penale “vrasja me dashje” dhe “dhuna në familje”, teksa dosja i kaloi Prokurorisë së Rrethit për veprime të mëtejshme.

I dyshuari Beqiri shfaqte shpesh probleme për shkak se njihej si konsumues i alkoolit. Viktima Bizgjoni e kishte pranuar në banesën e tij për të jetuar prej gati një viti. Aktualisht autori i dyshuar bashkëjetonte me gruan nga fshati Gjashtë, për të cilën po hetohet edhe për dhunë në familje.

Bashkëjetuesja besohet se ka qenë dëshmitare e skenës fatale, pasi Bizgjoni vdiq në vend, por është larguar nga frika. Ajo po jep dëshminë para oficerëve.

Kohët e fundit Bizgjoni i kishte kërkuar Beqirit të largohej nga banesa, kurse pasditen e së dielës (6 tetor) i ka kërkuar që të ulte zërin e muzikës së lartë, për shkak se ishte në zi, për humbjen e vajzës së tij 29-vjeçare nga një sëmundje e rëndë, vetëm tre javë më parë.

G.K/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë