Sarandë, u përfituan me dokumente false, konfiskohen pasuri me vlerë 15 mln € në bregdet

Sarandë- Shtatë sipërfaqe të mëdha toke buzë detit janë konfiskuar pas hetimeve të Prokurorisë së Sarandës dhe kanë kaluar në favor të shtetit me vendim gjykate.

Bëhet fjalë për një nga dosjet me të bujshme të viteve të fundit, të hetuar nga Drejtuesi i Prokurorisë Sarandë, Kledian Llaho. Në 1 qershor 2022, Llaho kërkoi arrestimin e 10 shtetasve të dyshuar për “falsifikim dokumentash”, “pastrim i produkteve të veprës penale” dhe “shpërdorim detyre”.

Qytetarë e zyrtarë u akuzuan për tjetërsimin përmes dokumentave false të mbi 10 mijë m2 truall buzë detit, të cilat më pas u pajisën me certifikata pronësie. Bashkë me urdhër-arrestet të miratuara nga Gjykata, Prokuroria kërkoi edhe sekuestrimin e këtyre trojeve.

Pas hetimeve intensive, dosja shkoi në Gjykatë për një pjesë të të pandehurve, të cilët kërkuan gjykim të shkurtuar, ndërkohë që vijojnë hetimet dhe gjykimi për një pjesë të të dyshuarve dhe një pjesë të sipërfaqes prej 10 mijë m2.

Në seancën përfundimtare për 5 prej të pandehurve, Prokurori Kledian Llaho kërkoi shpalljen fajtor të tyre dhe dënimin, si dhe konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të 7 trojeve buzë detit me sipërfaqe totale 6640 m2, me vlerë tregu rreth 15 milionë euro.

Në përfundim, Gjyqtari Alban Vecani ka vendosur dënimin për falsifikim dokumentash të të pandehurve , Fredi Mërkuri, Valter Llomi, Arhondia Caraj dhe dënimin e tyre pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar me 1 deri 1 vit e 2 muaj burgim, të pandehurit Behar Muçobega me 2 vjet burgim me kusht 4 vjet, si dhe për “shpërdorim detyre” dënimin e të pandehurit Aleko Anagnosti me 2 vjet burgim. Gjithashtu është vendosur konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit i sipërfaqes 6640 m2.

Nga ana tjetër, vazhdon të mbetet nën sekuestro edhe sipërfaqja e mbetur nga totali 10 mijë m2, si dhe hetimi apo gjykimi për të dyshuarit e tjerë.

Në 3 vitet e fundit, Prokuroria e Sarandës e përfaqësuar nga Kledian Llaho, ka kërkuar sekuestrimin e rreth 15 mijë m2 truall buzë detit në Sarandë e Ksamil, të dyshuara si të përfituara me dokumenta të falsifikuara.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • toni: 13/02/2025 13:25

    foto tregon masakren urbbane qe bejme ne shqiptaret ne bregdet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi III 'Piepoli& Report Tv': Rama ‘konfirmon’ epërsinë, merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë! Lapaj i treti, Shehaj pas tij

Sondazhi III 'Piepoli& Report Tv': Rama ‘konfirmon’ epërsinë, merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë! Lapaj i treti, Shehaj pas tij