Ksamil- Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Sarandë ka ndërmarrë sot (14 Janar) një aksion për shembjen e lokalit “Unico Lounge” në Ksamil, me pretendimin se objekti ishte ndërtuar pa leje.
Ky lokal administrohej nga vëllezërit Sulejmani, të cilët janë efektivë të policisë së Sarandës.
Ngjarja ka tërhequr vëmendje të veçantë për shkak të profilit të administratorëve të biznesit, të cilët më herët janë përfshirë në një konflikt të armatosur në fshatin Gjashtë, duke ngritur pikëpyetje mbi përfshirjen e zyrtarëve publikë në veprimtari të dyshimta.
Ende është e paqartë nëse ky lokal ishte marrë me qira apo ishte në pronësi të vëllezërve Sulejmani.
Aksioni i IMT-së deri më tani është fokusuar vetëm te ky lokal dhe mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një operacion më të gjerë për shembjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil apo një ndërhyrje e izoluar që lidhet me këtë rast specifik.
Autoritetet nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare për planet e mëtejshme apo për kriteret që po ndiqen në këtë aksion.
Sherri masiv që agravoi në përdorimin e armëve të zjarrit ka ndodhur të enjten e 2 janarit 2025, rreth orës 01:35, në fshatin Gjashtë. 12 persona u përfshinë në konflikt, mes tyre 4 janë punonjës policie jashtë shërbimit, mes të cilëve 3 vëllezërit Sulejmani, të cilëve iu shemb sot lokali në Ksamil.
Pas veprimeve hetimore, AMP arrestoi 8 persona, mes tyre edhe 4 policët.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Shkurt, 23:15
A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?
-
Po
41.6%
-
Jo
52.2%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 6906
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbi 1 mijë gjoba gjatë 10 ditëve, Rrugorja e Vlorës bën bilancin: 310 për shpejtësi të lartë, 7 shoferë të arrestuar
11 Shkurt, 15:46
-
Sarandë/ Arrestohen 2 hajdutët ‘serial’ të motorëve, në kërkim një 19-vjeçar
11 Shkurt, 10:37
-
Digjen dy makina në Vlorë, dyshohet e qëllimshme! Report Tv siguron pamjet
11 Shkurt, 09:45
-
Do shiste një automatik në Vlorë, arrestohet 17-vjeçari, kishte fshehur armën në bagazhin e taksisë! Në kërkim shoku i tij
10 Shkurt, 19:30
-
Plagoset me thikë 33-vjeçari në Vlorë, shkak një konflikt (EMRI)
10 Shkurt, 14:52
-
Përplasje e dhunshme me tifozët dhe Policinë në derbi, AMP arreston efektivin e Gardës! Në pranga edhe polici i Vorës, u përfshi në aksident (EMRAT)
10 Shkurt, 12:31
-
Vlorë/ I dënuar me 11,5 vite burg nga Italia për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 60-vjeçari me dy identitete! Do ekstradohet (EMRAT+VIDEO)
10 Shkurt, 08:42
-
Ruante anijen sekuestruar me naftë kontrabandë në Durrës/ Në pranga polici, mori 10 mijë € ryshfet dhe zëvendësoi naftën me ujë! Në kërkim 2 të tjerë
9 Shkurt, 13:53
-
Blegtorët e Jugut në protestë: Baxhot e fabrikat tallen me ne! Një litër qumësht 120 lek! Shteti nuk i kontrollon! Edhe mishi vjen kontrabandë
8 Shkurt, 15:03
-
Vlorë/ Shiste kanabis në doza, vihet në pranga 32-vjeçari
8 Shkurt, 12:58
-
Vlorës i ngec Sahati, akrepat kanë ‘ngrirë’ prej 30 vitesh! Qytetarët: Është neglizhencë e bashkisë
8 Shkurt, 12:53
-
Specie e rrallë në Vlorë, gjarpri i detit 2.5 metër i gjatë bie në rrjetat e peshkatarëve (VIDEO)
8 Shkurt, 10:55
I.K.M.T TE SHEMBE 2 MILION PALLATE E SHTEPI TE PALIGJSHME,,,PO PUNON SHUME PAK...
Përgjigju