Sarandë/ Vendosen çadra e shezlongë falas në plazhin publik! Pushuesi: Nuk e besova derisa e pashë vetë

Në plazhin publik pranë Shëtitores së Sarandës janë vendosur çadra e shezlonë falas.  Kjo është nisma e parë e kryebashkiakut të ri të Sarandës, Oltion Çaçi e mirëpritur si nga banorët e qytetit, ashtu edhe nga pushuesit e shumtë që ndodhen për pushime në Sarandë.

“Tani që kanë vënë çadrat shumë mirë është. Populli bën banjo dielli pa lek. Është hera e parë që i shijojmë pa lek. Shërbimi është i mirë dhe i pastër. Këtë ndryshim duhet ta kenë dhe bashkitë e tjera bregdetare”, thanë ata.

Një prej qytetarëve shprehet për Report Tv se nuk e besoi, madje mendoi se çadrat ishin vendosur me pagesë nga lokalet dhe bizneset pranë plazhit.

“Kur e pashë në mediat sociale mendova se janë çadrat e lokaleve, nuk e besova derisa i pashë vete”.

Ndryshimi në plazhin publik ka suprizuar mjaft edhe pushuesit e përvitshëm që zgjedhin Sarandën për pushimet e verës. Ata vlerësojnë vendosjen e çadrave pa pagesë nga Bashkia Sarandë si të dobishme, pasi ata nuk do të detyrohen të blejnë dhe lëvizin çdo ditë me çadër me vete.

“Kam eksperiencë shumë të mirë këtu, njerëzit janë miqësor, ushqim i mirë dhe çmim i lire, plazhi publik falas. Çadrat në plazh janë falas, deti i pastër çdo gjë shumë mirë”, shprehen dy turiste të huaja.

Turistet vlerësojnë nismën e Bashkise dhe ua sugjerojnë ta ndjekin e bashkitë e tjera bregdetare.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlonjati: 08/07/2023 08:55

    Sa per çadrat e shezlonget falas eshte nje gje e tepert dhe jo normale ,ndersa plazhet publike duhet te jetojne. Ne kete menyre si ka vepruar kryetari i bashkise se Sarandesnese eshte e vertete, i pret rrugen privatit sepse kush eshte ai qe nuk i do falas. Njerezit mund te shkojne ne plazhet publike me materjalet e tyre, bashkia maksimumi ti lejoje parkimet falas.

    Përgjigju
    • Shaqo: 08/07/2023 20:00

      O vlonjat, pse behesh xheloz? E rendesishme eshte plazhi i lire publik, cadrat nuk perbejne asnje kosto per bashkine, vendosen me rregull dhe kysh vete perpara ze edhe cadren. Provoheni edhe ju ne Vlore, do te kenaqeni.

  • halla esma: 08/07/2023 04:01

    godisni dhe rrihini kush ju kwrkon leke ne plazhe...kerkojini lucensen dhe po qe se. nuk ka rriheni...qeni me dru merr vesh..

    Përgjigju
  • Iris: 08/07/2023 01:06

    Eshte e vertete qe plazhet ne Greqi jane publike,sa per cadrat e shezlonget nuk e di.Sa per cadrat falas te bashkise, nese behet fjale per ato te verdhat,jane te paguara nga reklama mbi to-/Coca-Cola/.

    Përgjigju
    • Lala: 08/07/2023 09:04

      TI paguj kush te DOJ .E rendesishme esht QE populli I varfer nuk paguan

  • Ypthanasi: 07/07/2023 23:43

    Na re thanasi ne greqi nuk ka plazhe pa leke cadra e shlezong 30 euro pirdhu thanasi.

    Përgjigju
  • Thanasi: 07/07/2023 23:24

    Ne Sarande habiten e cuditen....por ne Greqi nuk ekzistojne plazhet privat.Te gjitha jane publik dhe deti eshte i te gjithe popullit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre