SARANDE-Një zjarr i fuqishëm gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në një servis ka djegur tre makina. Zjarri është regjistruar rreth orës 04:55, ndërsa në momentin që ka mbërritur zjarrfikësja, tre makina janë shkrumbuar.

Përveç makinave që janë djegur në fshatin Gjashtë në servisin e K.B., zjarri ka shkaktuar edhe shumë dëme të tjera materiale. Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar për shkaqe elektrike në njërin mjet dhe më pas flakët e zjarrit janë përhapur edhe në dy mjetet e tjera. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.

 

[gallery]24425[/gallery]

 

 

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.10.2017 rreth orës 04:55, Salla Operative Sarandë është njoftuar se në fshatin Gjashtë, në garazhin e servisit të shtetasit K.B., ka rënë zjarr dhe janë djegur 3 automjete.

Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar për shkaqe elektrike në njërin mjet dhe më pas flakët e zjarrit janë përhapur edhe në dy mjetet e tjera.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.

 

dy.b/shqiptarja.com