Një zjarr i përmasave të mëdha është shfaqur në orët e mesnatës së shkuar, në fshatin Shëndre, për të cilin ka ndërhyrë nga ajri edhe Ministria e Mbrojtjes
Siç raporton edhe policia, zjarri ka përfshirë shkurre, pyje dhe kullota dhe aktualisht nuk përbën rrezik për fshatrat përreth Shëndre, Cerkovicë, Kullarat dhe Dhivër pasi situata ndodhet nën kontroll.
Në vendngjarje ndodhen shërbime të policisë, grupe FNSH, 3 shërbime zjarrfikëse dhe pushteti vendor.
Forcat e Armatosura janë angazhuar në operacionin për shuarjen e disa vatrave të zjarrit në fshatrat Dhiver, Shëndre, Kullarat dhe Cerkovicë të Bashkisë Finiq.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në ndihmë të operacionit është ngritur një helikopter Cougar i Forcës Ajrore.
Forcat e Armatosura kanë angazhuar gjithashtu edhe efektivët e Detashmentit të Mbështetjes Rajonale të Gjirokastrës, të cilët kanë ndihmuar në mospërhapjen e flakëve.
Zjarri ka djegur sipërfaqe pylli, shkurresh dhe kullotash, por nuk rrezikon banesat e fshatrave Dhiver, Shëndre, Kullarat dhe Cerkovicë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com