SARANDË - Një 31-vjeçar ra në prangat e policisë mbrëmjen e sotme pasi rreth orës 17:30 ka shkuar në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku dyshohet se e ka dhunuar fizikisht.
Pasi e ka dhunuar, Kristi Ceka dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri atë dhe familjarët e saj, duke qëlluar 4-5 herë në ajër.
Autori është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip Audi Q7 në drejtim të Borshit, ku është edhe banues sipas policisë, por është arritur të kapet nga blutë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Sot, rreth orës 17:30, shtetasi K. C., 31 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku dyshohet se e ka dhunuar fizikisht.
Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri atë dhe familjarët e saj, duke qëlluar disa herë në ajër.
Falë reagimit të shpejtë dhe punës së mirëorganizuar të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja e autorit të kësaj ngjarje.
Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente









