Në mbrëmjen e sotme një sherr mes tre personave ka ndodhur në Sarandë, ndërsa raportohet se s’ka të plagosur vetëm gërvishtje të lehta.
Mirëpo bëhet e ditur se sherri ka nisur për motive të dobëta dhe personat kanë tentuar të përdorin edhe sende të forta si shkopinj kundrejt njëri-tjetrin.
Por në vendgjarje ka mbërritur policia dhe ndërkohë ka ndërhyrë mes personave për shuarjen e konfliktit.
Sipas burimeve policia i ka shoqëruar personat në Komisariat dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.
Komento