Një konflikt i çastit mes disa personave ka degjeneruar në dhunë dhe përplasje fizike. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në zonën e "Ujit të Ftohtë" në Vlorë.
Njëri prej personave ka pasur edhe një thikë. Sherri ka bërë që policia të mbërrijë në vendngjarje, ku më pas ka shuar konfliktin.
Njëri prej tyre të përfshirë është larguar me vrap. Për ta ndaluar, policia ka qëlluar me pistoletë edhe në ajër, por ai nuk është ndalur. Ndërkohë, është arrestuar nga efektivët disa metra më tutje.
Të gjitha palët e përfshira janë shoqëruar në polici. Nuk raportohet për persona të lënduar.










Komente
Komento