Mbrëmjen e djeshme një top i ndritshëm ka përshkuar qiellin e errët të Sardenjës duke mahnitur mijra banorë.
Qindra raportime të ardhura nga Cagliari, Villacidro, Carbonia, Nuoro, Sassari dhe Dolianova më vonë dëshmuan për ngjarjen gjithë mediat italiane.
Në fakt, topi i zjarrtë nuk do të ishte asgjë më shumë se një fragment meteoriti, i cili, sipas ekspertëve, ra në det midis Sardenjës dhe Ishujve Balearik.
Sipas Manuel Floris, astronom i “Planetarium”, meteori udhëtoi me shpejtësi shumë të madhe, qindra kilometra në orë, dhe duhet të ketë qenë i përbërë nga hekuri, i cili në kontakt me atmosferën digjet shpejt, vezullimi I tij ishte shumë I fuqishëm.