Sarkozy: Largohem nga
politika nëse humb zgjedhjet

Sarkozy: Largohem nga <br />politika nëse humb zgjedhjet
PARIS – Nicolas Sarkozy është gati të largohet përfundimisht nga politika nëse do të humbasi zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Shefi i Elizeut e konfirmoi me një “Po” të vendosur në një intervistë sot për BFM TV.

“Ju them po ndonëse do të ma bënë përsëri pyetjen”, iu përgjigj ai gazetarit që vazhdonte të ngulmonte. “Nuk jam vendosur ende në këtë prespektivë por gjithësesi – shtoi ai – do të bëj diçka tjetër. Çfarë, ende nuk e di”, deklaroi presidenti-kandidat.

“Kjo nuk është hera e parë që Sarkozy deklaron se do të braktisë politikën në rast se mandati i tij presidencial merr fund. Herën e fundit e ka bërë këtë në janar gjatë disa deklaratave jo zyrtare por që u raportuan nga të gjitha mediat.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike