FRANCE - Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është formalisht nën hetim nga gjykata e Bordeaux-s, pasi ka marrë ilegalisht para nga Liliane Bettencourt, gruaja më e pasur franceze, kur ishte kandidat në zgjedhjet presidenciale në vitin 2007.
Sarkozy akuzohet se ka përfituar nga miliardierja e moshuar në një moment, që ajo nuk ka qenë e aftë psikologjikisht dhe e vetëdijshme për vendimet, që merrte.
Sipas këshilltarit financiar i firmës kozmetike “L’Oreal”, trashëgimtarja Bettencourt i ka dhënë 150 mijë euro Sarkozy-së për fushatën e tij elektorale.
Ish-llogaritari pretendon se ish-drejtuesi i fondeve të fushatës së Sarkozy-së në atë kohë, Eric Ëoerth, i cili më vonë u bë ministër i buxhetit, mblodhi personalisht paratë në cash.
Në seancën gjyqësore zhvilluar të enjten, ish-presidenti francez është akuzuar për shfrytëzimin e një personi vulnerabël, dhe për këtë ai mund të dënohet deri në 5 vjet burg dhe gjobë prej 375 mijë eurosh.
Avokati mbrojtës Thierry Herzog i Sarkozy-s, i cili humbi zgjedhjet presidenciale para socialistit Francois Hollande vitin e kaluar, ka deklaruar se do të apelojë këtë vendim dhe e ka kometuar si jokoherent dhe të padrejtë.
“L’affaire Bettencourt” ishte skandali i fundit, që goditi administratën e Sarkozy në atë kohë, ku më parë dy ministra dhanë dorëheqjen pasi u akuzuan për shpërdorim detyre, të cilët kishin shpenzuar mijëra dollarë për pushime në Karaibe.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com