Sarkozy, një hap larg burgut/ Ish-presidenti rrezikon dënim një vjeçar për shpenzimet e fushatës

Sarkozy, një hap larg burgut/ Ish-presidenti rrezikon dënim një vjeçar për shpenzimet e fushatës

Ish-numri një i Francës, Nicolas Sarcozy, ka marrë një lajm të keq nga Gjykata e Apelit, me të cilën ka humbur betejën për akuzat e financimit ilegal të fushatës presidenciale në vitin 2012. 

Tashmë, në luftën për pafajësi, ai do të ndeshet me Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku gjithashtu është i akuzuar edhe për akuzën e korrupsionit ndaj një gjyqtari.

Fushata për të cilën ka nisur e gjithë çështja, ka kushtuar plot 43 milion dollarë, por pavarësisht kësaj, ai humbi në garën me François Hollande. 

Prokurorët kanë ngritur dyshime se ai ka përdorur llogari false, për shmangien e limiteve të lejuara në fushatë.

Nicolas Sarcozy i ka mohuar këto akuza, duke thënë se nuk ishte në dijeni të mashtrimit që kishin kryer drejtuesi e kompanisë së marrëdhënieve publike.

Nëse dwnohet, Sarkozy do të bëjë një vit burg dhe duhet të paguajë një gjobë prej 3750 eurosh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë