Sasia e drogës së kapur mbrëmë
në Kakavijë është  3.7 ton

Sasia e drogës së kapur mbrëmë<br />në Kakavijë është  3.7 ton
GJIROKASTER - Plot 3.7 tonë mariuanë e destinuar për në Greqi nga pika kufitare e Kakavijës janë sekuestuar brenda 24 orëve nga drejtoria e policisë e Gjirokastrës. Kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë në Shqipëri. Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu, i cili prej dy ditësh ndodhet për një vizitë në jug të Shqipërisë  zhvilloi sot paradite një takim me drejtuesit e policisë së qytetit të gurtë. Në takimin me drejtorin e policisë së Qarkut Ajet Ibro dhe drejtorit të policisë kufitare, Arvizu i shprehu mbështetjen e SHBA-së. “Keni mbështetjen e SHBA në luftën kundër trafikut të mariuanës”- citohet tu ketë thënë i dërguari i SHBA-së drejtuesve të policisë së qarkut të Gjirokastrës informon korrespondenti i TV A1 Report, Piro Nase.

DROGA

Nga 4 operacionet policore që janë kryer gjatë ditës së djeshme, ai në mbrëmje vonë ka qenë dhe më I rëndësishmi. Në një autobot me naftë i cili vinte nga Kruja për në Kakavijë dhe me destinacion Athinën u sekuestruan 3 ton e 288 kg drogë. Ndërkohë që në 3 operacione të tjera u sekuestrua sasia tjetër, çka çon në total mbi 3.7 ton mariuanë të kapur. Vetë Drejtori i policisë së Gjirokastrës, Ajet Ibro në një konferencë për shtyp paraditen e sotme informoi për finalizimin me sukses të 4 operacioneve dhe sekuestrimin e sasisë më të madhe droge të kapur ndonjëherë.

Korrespondenti i TV A1 Report informon se deri tani janë të arrestuar 4 persona ndërkohë që burime gjysmë zyrtare bëjnë të ditur se pritet të ketë dhe arrestime të tjera.Policia e Gjirokastrës po verifikon për të gjetur persona të tjerë të implikuar në këtë trafik.



NE  AUTOBOTIN E ARDHUR NGA POLICIA U GJETEN 3 TONE E 288 KG DROGE
Konsiderohet si sasia më e madhe e marijuanës së kapur në orët e mbrëmjes së të premtes, në Pikën Kufitare të Kakavijës, në 12 muajt e fundit, nga ana e Policisë Kufitare. Autoboti i përkiste shoqërisë Laerti-Trans tip “Scania” me targa AA 216 EU, duhej të ishte i mbushur me karburant, mirëpo depozita e tij e vetme, ka qenë mëse e përshtatshme për të trafikuar një sasi të konsiderueshme droge drejt Greqisë. Mbrëmë u tha se sasia e drogës së kapur ishte 1 ton mariuanë por sot u konfirmua se droga e sekuestruar arrinte ne 3. 288 kg mariuanë. Autoboti kishte mbërritur nga Kruja për në Kakavije dhe destinacion përfundimtar Athina. Operacioni u krye në orën 20:10 minuta kur kontrollorët e policisë kufitare të ndihmuar nga qeni nuhatës, zbuluan sasinë narkotike e cila konsiderohet si më e madhja e kapur në pikën më të madhe kufitare në jug të vendit.

SHOFERI I AUTOBOTI I NERVOZUAR

Drejtuesi i autobotit Olsi Berhami ka shfaqur shenja frike gjatë momentit kur Policia Kufitare, Kërkoi  kontroll fizik të automjetit dhe në momentin kur i është kërkuar të kontrollohej depozita e karburantit, ka insistuar të ndalonte kontrollin, çka shtoi më tepër dyshimet tek policët të vijonin kontrollin falë edhe ndihmesës së qenit nuhatës.

Forcat policore janë befasuar për lëndën narkotike të gjendur në brendësi të depozitës së karburantit pasi ka qenë një guxim i jashtëzakonshëm trafikimi i kësaj sasie të stërmadhe marijuane drejt Greqisë. Lënda narkotike ishte ndarë në 300 pako dhe ka qenë e mbuluar në katër dhomat e brendshme të autobotit. Në shumicën e rasteve, pakot kanë pasur peshë mbi 20 kg por ka pasur edhe me peshë më të vogël.

Olsi Berhami është ndaluar dhe provat materiale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për hetime të mëtejshme.
Ky është i parë rast gjatë këtij viti, që Policia Kufitare në bashkëpunim me atë rajonale të Gjirokastrës, sekuestron një sasi kaq të madhe marijuane pranë kufirit shqiptaro-grek. Nuk dihet nëse origjina e drogës është Lazarati apo ndonjë zonë tjetër e Shqipërisë që njihet për kultivimin e bimëve narkotike, por një gjë është e sigurt, se marijuana e kultivuar në Lazarat apo në çfarëdolloj vendi, po gjen rrugë dhe shtigje për t’u trafikuar me të gjitha mënyrat në të gjitha shtigjet brenda apo jashtë vendit dhe shembulli konkret është ai i mbrëmjes së të premtes.

(Lajmi i publikuar fillimisht me 21:00 te 19 tetor 2012, u perditesua ne ore 11: 29 te 20 tetor 2012)


(Gre.M/sg/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari