Sasia e duhur e magnezit që ju duhet çdo ditë për shëndetin

Sasia e duhur e magnezit që ju duhet çdo ditë për shëndetin

Magnezi është një mineral i domosdoshëm për shëndetin. Ai është thelbësor për shumë funksione të organizmit.

Magnezi shërben për përmirësimin e funksioneve të trurit, shëndetin e kockave, zemrën dhe aktivitetin e muskujve.

Ai gjendet në ushqime si avokadot, arrorët, barishtet dhe produktet e bulmetit. Marrja e suplementëve të magnezit është e rëndësishme për sistemin nervor, për gjumin, për rregullimin e  nivelit të sheqerit në gjak si edhe për konstipacionin.

Sasia e duhur ditore e magnezit

Sipas ekspertëve, foshnjat deri në 6 muajsh kanë nevojë për 30 mg magnez në ditë.

Fëmijët nga 1 në 3 vjeç kanë nevojë për 80 mg në ditë ndërsa ata deri në 8 vjeç kanë nevojë për 130 mg magnez në ditë. Të miturit nga 9 deri në 13 vjeç kanë nevojë për 240 mg magnez.

Meshkujt nga 14 deri në 18 vjeç kanë nevojë për 410 mg magnez ndërsa femrat e kësaj grupmoshe kanë nevojë për 360 mg në ditë. Femrat nga 19 deri në 30 vjeç kanë nevojë për 310 mg magnez në ditë, ndërsa meshkujt 400 mg.

Meshkujt nga 30 deri mbi 50 vjeç kanë nevojë për 400 deri në 420 mg magnez në ditë, ndërsa femrat nga 310 deri në 320 mg në ditë.

Mungesa e magnezit rrit rrezikun e tensionit të gjakut dhe diabetit të tipit 2.

Suplementët e magnezit gjenden në forma të ndryshme në varësi të përthithjes nga organizmi. Kundër konstipacionit, ekspertët rekomandojnë magnez citrate dhe magnez hidroksid që përmirësojnë lëvizjen e zorrëve.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Tifozi i vjedh Neymarit unazën nga gishti, e nxjerr direkt në shitje (VIDEO)

Tifozi i vjedh Neymarit unazën nga gishti, e nxjerr direkt në shitje (VIDEO)