Saviano thotë se droga shërben si mjet negocimi ndërmjet organizatave kriminale dhe terroriste. ‘’E dini si është financuar bombardimi i 2004-ës në Spanjë’’?, pyet Saviano. ‘’Me hashashin që grupet pranë Al Qaeda kanë shitur edhe për mafien napoletane’’, është përgjigjur gazetari.
Sa i përket Shqipërisë, Roberto Saviano shkruan, ‘’Lazarati, kryeqyteti botëror i marijuanës, ka përfunduar nën kontrollin e grupeve kriminale që mbështesin Daesh. ISIS tashmë kontrollon një prodhim prej 5 miliardë dollarësh. Po, “bari” dhe hashashi janë shndërruar në burime financimi të organizatave fondamentaliste. Legalizimi i tyre do të ishte një mënyrë për t’i hequr organizatave kriminale nga 8 deri në 11 miliardë euro çdo vit”.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com