Roberto Saviano në një shkrim te La Repubblica flet për mënyrën sesi mafia zgjedh njerëzit e vet. Mekanizmi i manipulimit është shumë i thjeshtë. “…Dhe pastaj është mekanizmi bazë me të cilin kontrollohen votat dhe secila votë blihet me metodën e “fletës së votimit balerinë”.
Votuesi që dëshiron të shesë votën e vet shkon tek ai që e blen votën dhe merr një fletë votimi të plotësuar, por të rregullt, të dalë nga pika e votimit, e fut në xhep e shkon në qendrën e votimit, paraqet kartën e identitetit dhe merr letrën e rregullt të votimit. Në kabinë, këmben fletën që mori me fletën e rregullt e të plotësuar që ka në xhep. Lë kabinën e votimit e voton në fletën e votimit të plotësuar që më parë.
Pastaj ikën me letrën bosh të votimit në xhep. Kthehet te blerësi i votës, i jep fletën bosh e të rregullt të votimit që ka në xhep e merr paratë. 50 €, 100 €, 150 €, një telefon celular. Ose një vend pune, nëse është me fat. Vota që ai dorëzoi do mbushet e do i jepet e plotësuar votuesit të radhës që do shesë votën. Ai do të bëjë të njëjtën gjë e do kthejë një fletë bosh. Në një zinxhir shitjeje të votës, pa fund. Kështu kontrollohet vota”, shkruan Saviano. A thua ka vëzhguar zgjedhjet në Shqipëri.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com