PRISHTINË - Ngërçi politik po ndikon edhe në sektorin e arsimit. Për këtë, Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës dhe Kulturës, (SBASHK), i ka bërë apel presidentes së Kosovës, Atifete Jahjagës, për zgjidhjen e këtij ngërçi, qoftë ajo edhe me anë të zgjedhjeve të reja.
Sipas KosovaPress, në një njoftim të dërguar nga Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, në shumë drejtori të komunave të arsimit, po e shfrytëzojnë situatën e krijuar në Kosovë, dhe janë duke vepruar ashtu siç ju intereson atyre.
"Kur liderët nuk merren vesh dot kemi frikë se janari do të na sjellë shume probleme e pakënaqësi që do të nxisin situatën në arsim drejt një greve të madhe e të përgjithshme", thuhet në një deklaratë për media nga SBASHK-u.
Sipas zyrtarëve të SBASHK-ut në këtë deklaratë janë cekur vetëm një pjesë e vogël e shqetësimeve dhe problemeve që pjesa e madhe e të punësuarëve në arsim, po kërkon përgjigje.
Kryetari Jashari, në emër të SBASHK-ut, i kërkon presidentes që të marrë një vendim për krijimin e institucioneve.
"Veproni e nderuara presidente dhe duke e parë se liderët nuk po dëgjojnë të merren vesh, atëherë le t'i japim mundësi popullit ta thotë fjalën e mendimin e tij përmes zgjedhjeve të reja. As kështu nuk është mirë, por mbase kjo do të hapte rrugë e do të krijonte kushte për krijimin e institucioneve. Presidente koha nuk pret, bile Kosova është vonuar", vijon më tutje në deklaratë. /ATSH/
/Shqiptarja.com