/ATSH-AFP/ - Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble theksoi sot se dëshironte të bënte të pamundurën për të shmangur një dalje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian duke shtuar se një skenar i tillë ishte një shkatërrim si për Britanikët ashtu dhe për evropianët.
"Ne do të bëjmë gjithçka mundemi për të shmangur një Brexit, sepse Brexit-i do të ishte një shkatërrim për Britaninë e Madhe dhe për Evropianët", deklaroi Schauble gjatë një bisede me studentët e "Sciences Po Paris".
"Shpresoj që të arrijmë të bindim Britaninë e Madhe që duhet të qendrojë në Bashkimin Evropian (BE)", shtoi ai.
"Nuk shpresoj se do të arrijmë të bindim Britaninë e Madhe të bëhet pjesë e euro në vitet e ardhshme, kjo do të marrë kohë", nënvizoi Schauble.
Kryeministri britanik, David Cameron, premtoi organizimin e një referendumi për mbajtjen ose jo të vendit në BE deri në fund të vitit 2017, pasi kishte rinegociuar disa kushte për qëndrimin e Britanisë së Madhe në bllokun e 28 vendeve.