Schauble: Evropianët të presin më shumë refugjatë për të patur rritje ekonomike

/ATSH-AFP/ - Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble këshilloi kolegët evropianë të presin më shumë refugjatë në rastet kur kanë probleme me rritjen ekonomike.
"Kam këshilluar kolegët e mi, nëse keni probleme me rritjen ekonomike, thjesht merrni më shumë refugjatë", deklaroi Schauble, gjatë një konference për shtyp në Bruksel, në kuadër të një mbledhje të ministrave të Financave të BE-së.
Të enjten e kaluar, Komisioni Evropian kishte vlerësuar për herë të parë në parashikimet e tij efektet e imigracionit mbi ekonominë, ndërkohë që Evropa po përballet me një fluks të paprecedentë të azilkërkuesve këtë vit.
Komisioni kishte vlerësuar se ardhja e tre milionë migrantëve në BE deri në vitin 2017 do të ketë një impakt të dobët por pozitiv në rimëkëmbjen ekonomike, duke i dhënë kështu një mesazh politik të gjithë eksponentëve që kundërshtojnë politikën e pritjes së refugjatëve

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social