/ATSH-AFP/ - Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble u kërkoi sot deputetëve të Bundestagut të miratonin zgjatjen e ndihmës financiare Greqisë edhe pse e konsideroi jo të lehtë, por të domosdoshëm një veprim të tillë.
Para votimit të pasmesditës së sotme, Schauble kritikoi qëndrimin e qeverisë së Aleksis Ciprasit.
"Vendimi nuk është i lehtë, por i kërkoj çdo deputeti të miratojë zgjatjen e ndihmës financiare", deklaroi Schauble.
"Ne gjermanët duhet të bëjmë gjithçka që Evropa të mbetet e bashkuar", theksoi ai.