Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble, la të kuptohej se nuk e përjashtonte mundësinë e një dorëheqjeje nëse vazhdimi i negociatave me Athinën nuk merrte kthesën që ai priste, në një intervistë për të përjavshmen "Der Spiegel".
Pyetur nga e përjavshmja për mosmarrëveshjet e shfaqura këto javët e fundit për çështjen greke mes tij dhe kancelares, Angela Merkel, e cila ka mbajtur një linjë më pak të ashpër përballë Athinës, Schauble pranoi mendimet e ndryshme.
"Kjo bën pjesë në demokraci", shtoi Schauble duke përsëritur ashpërsinë e tij përballë qeverisë së majtë radikale të Alexis Tsipras.
"Dhe më pas luftojmë së bashku për të gjetur zgjidhje. Secili ka rolin e tij. Angela Merkel është kancelare, unë jam ministër i Financave", shtoi ai.
"Politikanët marrin përgjegjësitë e tyre sipas funksioneve të tyre. Askush nuk mund t'i kundërshtojë. Nëse dikush provon, unë mund të shkoj te presidenti dhe ti kërkoj largimin tim.
Dje, dhoma e ulët e Parlamentit gjerman i hapi gjithashtu dritën e gjelbër fillimit të negociatave për një plan të tretë ndihme.





