Schmeichel: Anglia duhet të zgjidhë shumë probleme para Euro 2012

Schmeichel: Anglia duhet të zgjidhë shumë probleme para Euro 2012
Portieri legjendar i Mançester Junajtedit, danezi Peter Shmajkel ka folur për situatën në të cilën po kalon kombëtarja e Anglisë. “Shumëkush më pyet nëse Anglia përfundimisht do të mund të arrijë deri te trofeu madhor, të cilin e pret që nga viti 1966. Por, duhet pranuar se anglezët kanë probleme të mëdha, duke filluar nga shiriti i kapitenit dhe deri te ajo se kush do të luajë e kush do të ulet në pankinë" tha ish portieri danez.
"Mendoj se anglezët kanë shumë gjëra për të zgjidhur para se të fillojë Euro 2012. Ata kanë nevojë urgjente për ta zgjidhur çështjen e përzgjedhësit”, ka thënë Shmajkel.
Në bazë të lojës së treguar në miqësoren kundër Holandës (2:3), Shmajkel nuk e di se si do të duket kombëtarja e Anglisë në Kampionatin evropian në Poloni dhe Ukrainë.
“Stjuart Pirs në miqësoren kundër holandezëve u paraqit me një skuadër të re. Nuk e di nëse qëllimi i tij ishte të pushonte lojtarët me përvojë, por sinqerisht nuk e kam idenë se si mund të duket kombëtarja angleze në Euro 2012”, ka nënvizuar Shmajkel.

/rb/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

Kërkohej nga drejtësia italiane për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 48 vjeçari në Tiranë! Pritet ekstradimi i tij

Kërkohej nga drejtësia italiane për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 48 vjeçari në Tiranë! Pritet ekstradimi i tij