Schneider-Ammann: Zvicra ka
arritur kapacitetin limit për refugjatët

Presidenti zviceran, Johann Schneider-Ammann deklaroi se vendi i tij kishte arritur kapacitetin limit për refugjatët, pavarësisht faktit se Zvicra kishte marrë më pak të tillë në numër krahasuar me Austrinë apo Gjermaninë.

Gjatë një vizite zyrtare në Austri, presidenti Schneider-Ammann u takua me homologun e tij austriak, Heinz Fischer.”Zvicra këmbëngul që Marrëveshja e Schengenit duhet të ruhet, pavarësiusht refugjatëve”, theksoi presidenti zviceran.

Austria dhe Zvicra janë vende anëtare të zonës Schengen.Gjatë vitit 2015, rreth 35 mijë persona kërkuan azil në Zvicër, ndërkohë që në Austri këtë e kërkuan 90 mijë të tillë

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai