Marrja e statusit kandidat është vetëm fillimi i një rruge të vështirë reformash nga suksesi i të cilave varet hapja e negociatave dhe në tërësi ritmi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Kështu deklaroi zëvendëskryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU në Parlamentin gjerman në një takim me kreun e shtetit.
Schockenhoff tha se forcimi i marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe Shqipërisë do të sjellë edhe një vëmendje më të madhe ndaj ecurisë së reformave në vend, ndaj zbatimit të standardeve europiane.
Ndërkohë presidenti Nishani vlerësoi vëmendjen e fokusuar që Gjermania dhe Kancelarja Merkel po i kushton Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, sikurse u demonstrua gjatë Samitit të Dubrovnikut dhe Konferencës së Berlinit.
Kreu i Shtetit theksoi se se perspektiva europiane e Shqipërisë, e mbështetur fuqimisht nga Gjermania, do të bazohet në suksesin e reformave të domosdoshme për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com