Schockenoff: PD të marrë pjesë në
Kuvend, me rëndësi për integrimin

Schockenoff: PD të marrë pjesë në<br />Kuvend, me rëndësi për integrimin
TIRANE- Nënkryetari i grupit parlamentar gjerman CDU/CSU i bën apel opozitës shqiptare të marrë pjesë në punimet e Kuvendit, kjo për të luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë. Këto deklarata zoti Andreas Schockenoff i bëri në konferencën “Marrëdhëniet shqiptaro-gjermane” që u mbajt ditën e sotme në Tiranë.
 
“Shqipëria duhet të bëjë ende përpjekje të mëdha për plotësimin e detyrave që BE ia ka vënë Shqipërisë deri në mbyllje të negociatave. Këtu shoh një rol të veçantë për Partinë Demokratike. Është detyrë e opozitës që nëpërmjet punës së saj aktive në komisione parlamentare, si dhe në parlament, të kërkojë përmbushjen e këtyre kushteve apo të kritikojë mospërmbushjen e këtyre kushteve”, Andreas Schockenoff .
 
Politikani gjerman ka kritikuar po ashtu qeverinë Rama sa i takon edhe shkarkimeve në administratë. Sipas tij këto pushime nga administrata janë të papranueshme.
 
“Qeveria Rama ka pushuar nga puna shumë nëpunës të administratës civile për arsye të motivuara politikisht për të punësuar njerëzit e partisë së tij. Kjo është e papranueshme sidomos kur bëhet fjalë për anëtare të partisë me sfond kriminal. Janë pushuar nëpunës të cilët kane qenë anëtarë të PD, të cilët janë trajnuar nga programet e trajnimit të BE dhe nga Gjermania. Ky është një shembull i mungesës së shtetit të së drejtës. si edhe keqpërdorimin e taksapaguesve të BE dhe Gjermanisë ne e kritikojmë qartë këtë pikë”, tha Andreas Schockenoff.
 
Ndërsa kryetari i PD Lulzim Basha tha se partia që ai drejton do të ndërtojë një platformë politike sipas modelit gjerman.
 
“Modeli i të djathtës gjermane na ka frymëzuar e na frymëzon për të ndërtuar Shqipërinë, për të marrë përgjegjësi, për të mos u stepur përpara sfidave, për të guxuar dhe për të fituar bashkë me qytetarët për të mirën e tyre dhe të vendit. Partneriteti strategjik me qendrën e djathtë gjermane është në themel të modernizimit të Partisë Demokratike. Për fatin e madh të Shqipërisë, partia simotër gjermane e CDU-së i është përgjigjur krahëhapur kërkesës tonë për të na dhënë përvojën e saj të suksesit, për të na ndihmuar pa rezerva në ndërtimin e një alternative dobiprurëse për vendin.
 
Ndërtimi i një platformë politike sipas modelit të lidershipit gjerman është aspiratë e hershme e shqiptarëve. Nëpërmjet një projekti të përbashkët, konkret dhe shumëplanësh, parashikojmë organizimin bashkëkohor dhe efikas të strukturave tona politike, trajnimin dhe kualifikimin e burimeve tona njerëzore, sidomos të brezit të ri, përgatitjen e agjendës tone politike dhe programit të fitores të Partisë Demokratike. Duam t’i sigurojmë miqtë tanë gjermanë se do të punojmë fort në këto drejtime duke mbajtur busullën e vlerave tona autentike si parti popullore evropiane”, tha Basha.
 
Por Basha nuk ka kursyer të ripërsërisë edhe njëherë akuzat ndaj qeverisë Rama duke u shprehur se krimi ka hyrë në Kuvend. Kjo konferencë u parapri më herët nga vizita e kryetarit të grupit parlamentar gjerman CDU/CSU në selinë blu ditën e sotme.
 
Basha takim me gjermanët, sulm qeverisë: Krimi ka hyrë në Kuvend
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën