Schockenoff: Të zbatohen vendimet
Kushtetuese e rregullat gjatë debatit

Schockenoff: Të zbatohen vendimet<br />Kushtetuese e rregullat gjatë debatit
TIRANE- Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe i rregullave gjatë debatit parlamentar janë theksuar si dy elementë të rëndësishëm për demokracinë e vendit nga nënkryetari i grupit CDU/CSU, i parlamentit gjerman Andreas Schockenoff. Pas takimit me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një deklaratë të përbashkët për mediat, Schockenoff theksoi rëndësinë e respektimit të institucioneve të pavarura dhe të dialogut politik. Ndërkaq, nënkryetari i grupit CDU/CSU vlerësoi si një hap të rëndësishëm marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria, duke u ndalur edhe tek pikat kyçë ku nevojitet reformim.
 
“Sigurisht që marrja e statusit do të thotë që duhet vazhduar lufta për modernizimin e vendit. Duhet punuar vazhdimisht për të arritur objektivat deri në hapjen e negociatave dhe arritjen e objektivit final, e kam fjalën këtu për luftën për shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit, luftën kundër krimit, etj. Unë do të thoja se afrimi drejt Bashkimit Europian nuk është një çështje e vetëm një partie të vetme, por është një çështje e gjithë shqiptarëve që duhet të punojnë bashkarisht për këto dhe për të mirën e vendit të tyre. Për këtë është krejt e qartë dhe e domosdoshme që krejt demokratët, kur bëhet fjalë për një debat politik, të respektohen rregullat e lojës dhe të punojnë të gjithë bashkë për qëllimin e përbashkët.
 
Me këtë dua të them që të gjithë institucionet e pavarura duhet të punojnë, të jenë të pavarura dhe ato të respektohen nga të tjerët. Sigurisht që Kushtetuta rregullon të gjithë veprimet, bashkëpunimin se si duhet të punohet, dhe me këtë e kam fjalën që kur Gjykata Kushtetuese merr vendime nuk ka më vend për debat dhe për diskutime politike, ato duhen respektuar dhe duhen zbatuar. Sigurisht që në debatin parlamentar ekzistojnë rregulla që të gjithë të respektohen, liritë e të shprehurit të mendimit, të gjithë duhet të punojnë bashkë, dhe jo ata të pengohen me dhunë për të shprehur mendimin e tyre. Kjo duhet të reflektohet edhe më tej”, u shpreh Andreas Schockenoff.

Duke i ndalur tek përpjekjet e vendit tonë në rrugën e integrimit europian, Schockenoff tha se CDU/CSU dhe Partia Demokratike e Shqipërisë do të thellojnë bashkëpunimin duke ngritur grupe pune konkrete, duke u shprehur se lidhur me këtë fakti i ka bërë ftesë kreut të PD-së të marrë pjesë në Kongëresin e CDU/CSU që do të zhvillohet në Keln në Dhjetor.
 
Basha dhe udhëheqja e re e Partisë Demokratike kanë shprehur një përgjegjësi të lartë të punojnë për vendin, që vendi të mos mbetet në vend, por të ecë më para në objektivat e caktuara. Ne, Kristiandemokratët Gjermanë e shohim të rëndësishme vendin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, prandaj dhe ne bashkëpunojmë ngushtë me partitë motër, Partinë Demokratike të Shqipërisë, në mënyrë që këto objektiva të realizohen sa më shpejt. Ne kemi biseduar për këtë në Qershor në Berlin dhe jam i gëzuar që jam sot këtu në partitë tona simotra por në grupet parlamentare ne do të ngremë grupet e punës në mënyrë që këtë bashkëpunim ta vazhdojmë më tej dhe me projekte konkrete”, tha Schockenoff.
 
Duke konfirmuar pranimin e ftesës, kreu i PD-së tha se me ky bashkëpunim synohet të shndërrohet në një të mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë.
 
“Dua të konfirmoj se e kam pranuar me kënaqësi të madhe ftesën e partisë simotër të Kancelares Merkel për të qenë i pranishëm në këtë kongres, sikundër Partia Demokratike dhe unë jemi të vendosur që këtë oportunitet të jashtëzakonshëm të bashkëpunimit me grupe pune mes partisë simotër të kristiandemokratëve gjermanë dhe Partisë Demokratike, ta shndërrojmë në një të mirë jo vetëm për PD-në, jo vetëm për demokratët por për të gjithë shqiptarët”, tha Basha.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën