Scholz: Nuk ka rrugë të shkurtra për anëtarësimin e Ukrainës në BE

Scholz: Nuk ka rrugë të shkurtra për anëtarësimin e Ukrainës në BE

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar se përpjekjet e Ukrainës për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian nuk mund të përshpejtohen pavarësisht pushtimit rus.

Duke iu drejtuar Bundestagut, parlamentit të Gjermanisë,përpara një takimi të liderëve të BE-së, ai tha se nuk ka "asnjë rrugë të shkurtër" për t'u bashkuar me bllokun tregtar dhe argumentoi se një përjashtim për Ukrainën do të ishte i padrejtë për vendet e Ballkanit që po kërkojnë gjithashtu anëtarësim.

Presidenti Emmanuel Macron i Francës paralajmëroi më herët se mund të duhen "dekada" që Ukraina të bëhet një vend anëtar, një vlerësim me të cilin u pajtua dhe lideri gjerman.

Në prill, Scholz bëri thirrje që aplikimet e vendeve të Ballkanit Perëndimor të Shqipërisë, Bosnjës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës të përshpejtohen.

 “Për vite me radhë ata kanë ndërmarrë reforma intensive dhe po përgatiten për anëtarësim. Zbatimi i premtimeve ndaj tyre nuk është vetëm një çështje e besueshmërisë sonë. Sot, më shumë se kurrë, integrimi i tyre është gjithashtu në interesat tona strategjike", tha Scholz./BBC


Lajmi kryesor:

Mediat ruse: Dorëzohet zv.komandanti i fabrikës së çelikut! E mohon Kievi: Është ende në fabrikë! Shefi shtabit të SHBA-së telefonin homologun rus


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen