
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se është e qartë se Rusia po luftonte një betejë të humbur në Ukrainë. Ndërkohë, Emmanuel Macron i Francës po përgatitet të rifillojë "kontaktet e drejtpërdrejta" me Vladimir Putinin.
Presidenti rus Vladimir Putin "nuk mund të fitojë më në fushën e betejës, kjo duket e qartë", tha të mërkurën kancelari gjerman Olaf Scholz.
Në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin qipriot Nikos Anastasiadis në Berlin, Scholz i bëri thirrje Putinit që t'i japë fund menjëherë "terrorit të bombardimeve të Rusisë kundër popullsisë civile".
"Nuk është vetëm e padurueshme, por një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar që Rusia ka hedhur bomba kundër infrastrukturës civile në Ukrainë për javë të tëra," tha Scholz.
Kancelari tha gjithashtu se veprimet e Rusisë treguan edhe një herë "sa i pamëshirshëm" është Putin në luftën që filloi nëntë muaj më parë.
“Kjo është arsyeja pse apeli im për Putinin mbetet: ndaloni vrasjet e pakuptimta, tërhiqni trupat tuaja plotësisht nga Ukraina dhe bini dakord për bisedimet e paqes me Ukrainën”. tha Scholz.
Lajmi kryesor:
Sulmet ruse lënë Kievin në errësirë! Ikin dritat dhe në Moldavi! E shpalli Rusinë ‘shtet terrorist’, Parlamenti i BE-së, 'pre' e sulmeve kibernetike nga Moska







